Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka marrë pjesë në programin e riciklimit, organizuar nga Ministria e Turizmit dhe UNICEF.
Kushi në ‘Facebook’ shkruan se ky program synon që të ndërgjegjësojë dhe të nxisë nxënësit për të pasur një sjellje miqësore me mjedisin dhe ta mbrojnë atë.
Postimi i plotë:
Nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministren për Rininë dhe Fëmijët, si dhe partnerët tanë UNICEF, GIZ dhe EcoTirana, çojmë përpara programin e ♻️ riciklimit në 4️⃣7️⃣ shkollat e para ? në Tiranë, me synimin për ta shtrirë më pas në të gjithë vendin.
Ky program është në linjë me politikat tona arsimore ?? që lidhen me edukimin për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Qëllim i tij është jo vetëm të rrisë ndërgjegjësimin ?mjedisor, por të nxisë te nxënësit dhe komuniteti sjellje miqësore me mjedisin dhe nisma konkrete në mbrojtje të tij.??