BRITANI– ITV dhe producenti i X Factor, Simon Cowell kanë mbyllur përfundimisht kapitullin e X Factor. Seria e fundit e plotë e zbulimit të talenteve të Simon Cowell u transmetua në 2018. X Factor ishte një ndër shfaqet më të suksesshme televizive në Angli, por vitet e fundit vlerësimi kishte rënë.
Një zëdhënës i ITV i tha BBC: “Nuk ka plane aktuale për serinë e ardhshme të X Factor në këtë fazë.”
Talent Show nisi rrugëtimin për herë të parë në 2004 dhe gjyqtarët në shfaqje kanë përfshirë Sharon Osbourne, Louis Walsh, Cheryl dhe Nicole Scherzinger. Një version amerikan u zhvillua gjatë viteve 2011-2013.
Nga ky konkurs kanë dalë emra të shquar të industrisë muzikore botërore si One DIrection Leona Lewis, Little Mix etj.
Tashmë vëmendja e manjatit muzikor , Simon Cowell është e fokusuar në drejtimin e një paneli të ri gjyqtarësh në një shfaqje të re të lojërave muzikore ITV, të titulluar Walk The Line.
/Priza.al/