Këshilli i Ministrave ka miratuar një meomorandum bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim mbi një program i cili parashikon për përfshirjen e lëndës së teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit në planin mësimor të arsimit bazë në Shqipëri, nga klasa e parë deri në klasën e tretë. Projekti është hartuar dhe miratuar nga
AADF-ja për një periudhë 5-vjeçar Palët angazhohen për zbatimin e fazës së parë të Projektit në 100 shkollat e arsimit bazë publik të përzgjedhura për vitin shkollor 2022–2023, duke zgjeruar zbatimin e tij në të gjitha shkollat e arsimit bazë në Shqipëri përgjatë vitit të dytë deri në vitin e katërt të Projektit. Në bazë të memorandumit Fondacioni amerikan merr përsipër Ofrimin e një platforme plotësuese online për të mbështetur mësimdhënien dhe të mësuarit e kodimit dhe të të menduarit kompjuterik në të gjitha shkollat e arsimit bazë publik në Shqipëri, si dhe Identifikimin dhe kontraktimin e ekspertizës kombëtare dhe ndërkombëtare, sipas procedurave të veta, për hartimin e kurrikualve përkatëse për klasat I, II dhe III të shkollave të arsimit bazë publik.
Po ashtu fondacioni merr përsipër blerjen e 1,600 pajisjeve kompjuterike, sipas procedurave të veta, për 100 laboratorët Smart, që do të ndërtohen nga qeveria shqiptare në 100 shkollat e përzgjedhura për fazën e parë të Projektit. Me anë të këtij Projekti, AADF-ja synon fillimisht të testojë dhe më pas të zgjerojë përfshirjen e lëndës TIK në të gjitha shkollat e arsimit bazë publik në Shqipëri./SCAN