Një projekt i ri në qytetin e Durrësit është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama i cili ka bërë publike një video të këti projrkti.
Një park i ri do të ndërtohet i cili do të ngrihet në lagjen numër 18 de do të jetë pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “DUA TË LUAJ”.
Sipas kreut të qeverisë, parku do të jetë i madh dhe do të shërbejë për fëmijë e të rritur .
‘MIRËMËNGJES dhe me “Valën” e re të Durrësit që do të ngrihet në lagjen 18 si një park i madh urban për fëmijë e të rritur, pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “DUA TË LUAJ”, ju uroj një javë të mbarë’- shkruan Rama në ‘Facebook’.