Projektbuxheti 2022/ Rama: 7.1 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe zhvillimin rural

Kryeministri Edi Rama përmes një shënimi në Facebook ka bërë të ditur se mbështetja për fermerët me buxhetin e vitit 2022 është rritur me 42% krahasuar me buxhetin e një viti më parë.

Si rezultat Rama thotë se buxheti i alokuar për mbështetjen e fermerëve dhe investime në zhvillimin rural është 7.1 miliardë lekë. Sipas tij një pjesë e këtij fondi do të përdoret dhe për investime në zhvillimin rural në Shqipëri.

“Mbështetje për fermerët +42% krahasuar me vitin 2021. 7.1 miliardë lekë mbështetje për fermerin dhe investime në zhvillimin rural”, shkruan Rama.

Programi  i zhvillimit rural është pjesë e buxhetit 2022 për Bujqësinë, ku në fokus ka mbështetjen e fermerëve dhe rritjen e prodhimit vendas. Ky prodhim vendas për ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, duhet të qëndrojë edhe brenda vendit tonë duke rritur prodhimin përmes zgjerimit të sipërfaqeve të serave dhe kjo gjë do të mbështetet nga qeveria. Ajo tha se eksportet janë rritur pasi produkti shqiptar është cilësor dhe del në treg kur produktet e tjera nuk kanë dalë ende. Kjo tha ministrja na jep mundësinë të përcaktojmë çmimet.

Për këtë tha Krifca do të shtojmë pikat e grumbullimit  dhe të ruajmë produktet dhe t’i shesim kur çmimi është tepër i lartë.

“Programi i zhvillimit rural ka një rritje prej 42 % vetëm ky program ku përfshihet edhe mbështetja që shkon direkt për fermerët në skemën e naftës  3.2 mld lekë që na ka sjellë edhe një ndikim pozitiv në formalizmin e fermerëve dhe pjesa tjetër është mbështetje direkte për fermerët në dhënien e fidanit dhe të ulin edhe koston e prodhimit për fermerët. Do të ketë mbështesje për agro-përpunuesit për të rritur vlerën e produkteve vendase që në dyqanet tona të marrin produktet tona dhe të mos e çojmë vlerën e produkteve të eksportuara jashtë vendit tonë. Të mos çojmë vlerën e produkteve tona jashtë vendit. Vetëm në 9 mujorin e fundit kemi rritje të eksporteve me 16.9 % dhe kjo tregon se bujqësia ka qenë në vëmendje, fermerët kanë prodhuar dhe synojmë që këtë ta mbajmë brenda vendit tonë.

Mbështetja për to do të jepet në zgjerimin e sipërfaqeve të serave dhe të marrim vlerën e tyre brenda vendit tonë. Të ikim nga bujqësia primitive dhe të shkojmë drejt një bujqësie që shkon drejt  një rendimenti më të lartë.  Ne kemi një trashëgimi me toka të copëtuara por të  mundohemi t’i shfrytëzojmë ato në maksimum çdo cm për një rendiment më të lartë për bujqësinë. Ne nuk kemi probleme me produktin shqiptar është i kërkuar është cilësor, ne dalim në tregje kur produktet e tjera nuk kanë dalë ende. Dalim 30-40 ditë më parë se tregjet e tjera dhe kemi mundësi të përcaktojmë çmimet. Ne duhet të investojmë në shtimin e pikave të grumbullimit për të mbledhur produktet. 250 pika grumbullimi në të gjithë vendin, vetëm duan shtuar përmasat dhe të ruajmë produktet që ti shesim kur çmimi është tepër i lartë”, tha Krifca.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *