Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se amendamentet që ka depozituar në Kuvend për buxhetin e vitit 2023, do të evitojnë rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se PL ka propozuar shtyrjen e taksimit për profesionet e lira deri në kalimin e krizës.
“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023, për të evituar rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale dhe për të evituar dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi”, shkruan Meta.