Projektbuxheti 2023/ Tabaku: Qeveria do të taksojë shqiptarët me rreth 130 mln euro shtesë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin 2023.

Tabaku në ‘Facebook’ shkruan se qeveria do të taksojë me 130 mln euro shtesë shqiptarët, para të cilat do të dalin nga xhepat e qytetarëve.

Sakaq shton se taksat e vjedhura nga qeveria do të shkojnë rreth 90% për Klubin e Oligarkëve.

Postimi i plotë:

Sa taksa do paguani në 2023?

? Përtej zhurmës, baltës, rrëmujës e lajmeve të zakoshme politike, qytetarëve u intereson të kuptojnë sa taksa do të paguajnë vitin e ardhshëm.

Janë ?130 mln euro shtesë që do të taksohen dhe do të merren nga xhepat e çdo shqiptari, nga shporta e çdo familje shqiptare.

Në një vit të vështirë ekonomik, ku duhej që përpjekjet të drejtoheshin për të ulur pabarazitë dhe efektet e krizës të zbuteshin, Paketa Fiskale do të thellojë më shumë pabarazitë dhe do të ulë të ardhurat që do të kenë familjet në fund të muajit;

Në një vit ku këstet e kredisë për çdo shqiptar, që ka marrë një kredi për shtëpinë apo kredi të tjera, do të rriten;

Në një vit ku inflacioni dhe çmimet do të rriten me të përpjetë të madhe, qeveria do të vazhdojë të rrisë taksat për shqiptarët, sidomos shtresën e mesme;

– E nisën me rritjen 5-fish të çmimit të energjisë për mbi 100 mijë familje shqiptare, që do të ketë kosto ekstra prej 20 mln euro

– Peshqesh në paketën fiskale do të jenë edhe 17 mln euro taksa që qeveria ka vendosur t’ia marrë bizneseve të vogla dhe shtresës së mesme;

– 70 mln euro të tjera do të vijnë nga energjia, ndërkohë që tarifat e larta për bizneset, të vendosura abuzivisht, do të shërbejnë për të paguar këstet e Eurobondit që do të shtrenjtohen në vijim.

E të mendosh që 130 mln euro që do të marrë nga taksat e shtresës së mesme apo familjet shqiptare do të shkojnë 90% për të dyshuarit e përhershëm; Klubin e Oligarkëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *