Projektet e financuara nga BE, Rama fton emigrantët të investojnë kursimet e tyre në Mullet

Projektet e financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, janë me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën. Kryeministri Edi Rama kërkoi nga të gjithë emigrantët shqiptarë që të investojnë sa më shumë në zonën e Mulletit.

 Rama u shpreh se shqiptarët nuk duhet të shkojnë në Gjermani, ose të vijnë në Tiranë, pasi përmes agroturizmit do të kenë të ardhura ekonomike më të larta sesa emigracioni.

“Agroturizmi është një mundësi e jashtëzakonshme edhe për emigrantët, të cilët duan të investojnë kursimet e tyre, pasi u jep mundësinë që përmes investimit të tyre të kursimeve të mund të sigurojnë të ardhura më të larta sesa të ardhurat që sigurojnë nga puna në emigracion. Edhe kjo është tanimë e provuar dhe të gjitha rastet e zhvillimit të agroturizmit që ne i kemi sot në hartën e turizmit rural të Shqipërisë, flasin për këtë. Nëse shohim sot panoramën e zhvillimit tonë rural, kemi ende dy realitete që jetojnë paralelisht me njëra tjetrën. Nga një anë është realiteti i atyre që bëjnë sukses, pikërisht sepse i pararendin atyre pengesave, të cilat sjell vetvetiu ndryshimi i kohës. Ndërkohë që kemi dhe panoramën e atyre që nuk bëjnë sukses, të cilët kanë gjithmonë e më shumë pengesa, për shkak se përpiqen të mbijetojnë, duke mos iu përgjigjur kërkesave të kohës.

Thirrja e katër për aplikime është e hapur deri në datën 25 shkurt. Buxheti i alokuar nga kjo thirrje për aplikim është 5,2 milionë euro, i bashkëfinancuar në 75 % nga fondet e BE dhe 25 % kontribut i buxhetit të shtetit”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *