Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon projektet fituese nga konkursi ndërkombëtar për ndërtimin e institucioneve publike.
Rama shprehet se këto katër projekte do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale.
“Duke krijuar kësisoj një platformë të re zhvillimi të pronës publike, sipas modeleve më të mira europiane, si edhe transformimi të infrastrukturës së shërbimit publik në funksion të Vizionit Shqipëria 2030, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri.