Projekti ‘Art në hapësira Publike’, Margariti ndan listën e fituesve

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar se janë shpallur fituesit e fazës së parë në lidhje me konkursin ‘Art në hapësira Publike’.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Margariti shkruan se nga 132 projekte të paraqitura u përzgjodhën 30, që kualifikohen për fazën e dytë.

Sakaq shton se qeveria ka akorduar 200 milionë lekë nga edicioni i parë i këtij konkursi.

Postimi i plotë:

? Pas shqyrtimit të projektideve dhe dosjeve të aplikuesve u shpall lista e fituesve të fazës së parë të Konkursit Ndërkombëtar “Art në hapësira Publike “.

? Nga 132 projekte të paraqitura u përzgjodhën 30 projekte, që kualifikohen për fazën e dytë, atë të detajimit të projektidesë, preventivëve dhe grupeve të punës.

? Ky është edicioni i parë i “Art në Hapësira Publike”, për të cilin ?? Qeveria shqiptare ka akorduar 200 milionë lekë.

?? Më poshtë, lista e fituesve të fazës së parë!

https://kultura.gov.al/shpallja-e-fituesve-te-fazes-se-pare-te-konkursit-nderkombetar-art-ne-hapesira-publike/?fbclid=IwAR1mxRIgKUqnJ5RwZa4z-P-qzmfksdVX6iMiC4gUuvENkWmlabaOWBgmePg

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *