Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me projektin e parkimit pranë stacionit të trenit në Durrës.
Rama në ‘Facebook’ ka ndarë pamjet e projektit, ku shkruan se përveç parkimit do të ketë edhe hapësira për shërbime dhe evente të ndryshme.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES ?
dhe me projektin e Parkimit modern Multifunksional pranë stacionit të trenit në Durrës, projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Durrës, ku përveç 400 vendeve për parkim, do të ketë edhe hapësira për shërbime dhe evente të ndryshme, e ku energjia do të sigurohet nga 1500m2 panele diellore, ju uroj një javë të mbarë?