Investitori Mohamed El Alabbar, i cili do të ndërtojë Portin e Durrësit, tha sot pas firmosjes së marrëveshjes së zhvillimit se ky është një projekt i jashtëzakonshëm, me teknologji shumë avangardë. Ai tha se vigjilenca e Qeverisë shqiptarë për gjithçka lidhej me projektin ka qenë shumë më lart se të gjitha vendet e tjera.
“Do të doja të falënderoja ekipin e shkëlqyer që ju keni dhe që gjatë viteve të shkuara kanë punuar shumë fort që ne të vijmë këtu. Të gjithë kemi punuar fort, duke besuar se kjo do të ndodhte por në të njëjtën kohë shikojmë reagimin e njerëzve për vizionin tuaj. Askush nuk e ka pasur vigjilencën lart ndaj meje sesa qeveria shqiptare. Përgëzime për mënyrën se si e keni përzemër vendin tuaj. Këta njerëz që punojnë me ne, në Shqipëri, po implementojnë një nga projektet më të mira në botë dhe më pas do të eksportojnë dije.
Alabbar u shpreh se teknologjia që do të përdoret në Durrës do të jetë një nga më të përparuarat. Ai e cilësoi rrugën ‘që kanë përpara, shumë entuziaste’.