Projekti i Teatrit të ri Kombëtar/ Arkitekti danez: Do të kthejmë çatinë në hapësirë publike

Arkitekti danez Bjarke Ingels, gjatë fjalës së tij, në nisje të punimeve për Teatrin e ri Kombëtar, ka treguar detaje nga projekti. Ai është i njëjti arkitekt i cili ka projektuar më parë edhe rindërtimin e Piramidës. Sot, Ingels shpjegoi se e gjithë ideja bazohet në ndërtimin e një godine publike.

“Skenat janë në mes që nga kati i parë deri lart, ndërtesa është e hapur dhe ngrihet për të krijuar rrugë publike. Kemi dhe një ambient të jashtëm dhe e kthejmë çatinë në hapësirë publike. Kemi bërë që edhe gjatë ditës të shohësh si lëvizin ashensorët dhe si përgatiten skenat.” – u shpreh Ingels.

Arkitekti u shpreh se fasada dhe perdet që do të përdoren do të jenë ngjyrë të kuqe. Po në këtë ngjyrë do të jetë edhe tapeti i cili do të nisë në hyrje dhe do të vazhdojë në të gjthë godinën.

Ingels tregoi se elementët e çelikut që do të përdoren në ndërtim do të krijojnë akustikën e duhur. “Godina është publike deri në tarracë. Jemi mundur të imagjinojmë një arkitekturë që shihet si makineri dhe shpalos kulturën” – përfundoi arkitekti danez.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *