Projekti ‘Junior Achievement Albania’, Kushi: Rrit cilësinë e edukimit teorik dhe praktik tek nxënësit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me projektin ‘Junior Achievement Albania’.

Kushi në ‘Facebook’, Kushi shkruan se ky projekt ndikon në rritjen e cilësisë së edukimit teorik dhe praktik të nxënësve tanë me aftësi mbi ekonominë, financat dhe sipërmarrjen.

Postimi i plotë:

Një nga projektet e përbashkëta të #MAS dhe #AADF në arsimin parauniversitar, për të cilin jemi të gjithë krenarë, është “Junior Achievement Albania”. Ky program tashmë prej 10 vitesh ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së edukimit teorik dhe praktik të nxënësve tanë me aftësi mbi ekonominë, financat dhe sipërmarrjen.

Faleminderit AADF dhe të gjithë mësuesve të angazhuar në këtë program, të cilët me kontributin dhe përkushtimin e tyre e kanë kthyer këtë program në histori suksesi.

Junior Achievement of Albania

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *