Projekti për abetaren e përbashkët, Kushi: Së shpejti dhe në Malin e Zi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me abetaren e përbashkët, Koso-Shqipëri.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kushi shkruan se kjo nisëm është mirëpritur edhe nga Mali i Zi, ku dhe ka mbajtur një takim me ministrin e Arsimit, Miomir Vojinović.

Sakaq shton se projekti për abetaren do të zbatohet së shpejti dhe në Malin e Zi.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të mirëprisja në #MAS Ministrin e Arsimit të Malit të Zi z. Miomir Vojinović, me të cilin diskutuam rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.

Diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *