Komisioni për Politikën e Jashtme është duke u mbajtur këtë të martë, ku po diskutohet projekti për aksin Qukës-Qafë Plloçë.
I pranishëm në këtë Komision, deputeti i PD Tritan Shehu ka ngritur disa pyetje ku theksoi se në propozimin e buxhetit 2023 ka disa hije dyshimi.
Sakaq theksoi se vlera prej 50% shtesë që është parashikuar për këtë rrugë është tepër e madhe.
“Ne nuk jemi specialist por Komisioni i Jashtëm, por duken disa hije. Kam disa pyetje, a nuk ju duhet shumë e madhe shtesa, shkon 50%. Një shtesë e pakuptueshme dhe në material nuk sqarohet. Shtesa duhet të ishte 10-15%. 7 vite nga fillimi pse nuk është kërkuar më përpara, sa ka qenë vlera e planifikuar e kësaj rruge. Këto të krijojnë dyshime dhe kam pyetje: Ka probleme teknike? Nuk na përkasin ne por më lindin këto mjegullnaja”, tha ai.