Shkollat për shëndetin/ Projekti i ‘Save the Children’ shtrihet në të gjithë Shqipërinë. E nevojshme edukimi i brezit te ri

“Shkollat për shëndetin” është projekti më i ri i cili ka filluar të zbatohet në vendin tonë falë financimit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe bashkëpunim SDC i cili zbatohet nga ‘Save the Children’, ku fokus janë fëmijët e shkollave 9-vjeçare.

Projekti është në kuadër të promovimit të sjelljeve të shëndetshme, si dhe parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT) i projektuar të zbatohet përgjatë (Mars 2021 – Shkurt 2025).

Në këtë projekt zhvillohen aktivitete mes nxënësve/ prindërve/mësuesve dhe komunitetit në tërësi.

Vlen për t’u theksuar se shkollat janë në zemër të këtij projekti, duke përfshirë fëmijët, mësuesit, personelin ndihmës, autoritetet shkollore, prindërit e fëmijëve si dhe të gjithë komunitetin. Por njëkohësisht projekti synon ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme përmes institucioneve përkatëse duke bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucionet e varësisë, si dhe bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe shoqërinë civile në nivel lokal.

Çfarë është thelbësore në këtë projekt është fokusi në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve përmes trajnimeve dhe ndërhyrjeve sistematike të përqendruara në:

  • praktika dhe sjellje të shëndetshme përfshirë ushqyerjen e shëndetshme,
  • aktivitetin fizik,
  • mos përdorimin e duhanit,
  • alkoolit ose drogave,
  • promovimin e shëndetit mendor,
  • promovimin e shëndetit seksual dhe riprodhues,
  • higjienën personale,
  • mbrojtjen e mjedisit,
  • si dhe promovimin e sjelljeve të tjera të shëndetshme.

Projekti ka një shtrirje mbarëkombëtare. Intensivisht po zbatohet në 6 rajone Kukës, Korçë, Elbasan, Lezhë, Durrës dhe Berat, ndërkohë që do të vijojë deri në Shkurt 2025 edhe në 6 rajonet e tjera Dibër, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë dhe Tiranë.

Në ndihmë të prindërve dhe stafit akademik është vendosur në dispozicion edhe aplikacioni ‘Shkollat për shëndetin’,  ofron informacion të besueshëm në lidhje me tematikat e trajtuara në kuadër të projektit.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e projektit: https://shkollatpershendetin.al/al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *