Projektiligji i BE-së për azilkërkuesit, si të integrohen më shpejt

Parlamenti i Bashkimit Evropian ka njoftuar se në bazë të një projektligji për të cilin është rënë dakord ai dhe Këshilli, azilkërkuesit e regjistruar do të lejohen të fillojnë punën më shpejt dhe perspektivat e tyre integruese do të përmirësohen.

Sipas Parlamentit, rregullat e reja vijnë si pjesë e Direktivës së rishikuar për Kushtet e Pritjes, e cila synon të ofrojë standarde të ngjashme pritjeje në të gjithë shtetet anëtare të BE-së kur bëhet fjalë për kujdesin shëndetësor, kushtet materiale.

Sipas Parlamentit të BE-së, azilkërkuesit duhet të lejohen të punojnë jo më vonë se gjashtë muaj nga data e regjistrimit në vend të nëntë muajve, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të përmirësojnë shanset e tyre për të jetuar të pavarur dhe për t’u integruar në vend.

Azilkërkuesve do t’u sigurohet akses edhe në kurse gjuhësore, kurse profesionale apo kurse të edukimit qytetar.

Parlamenti ka theksuar se sipas marrëveshjes së re për kushtet e pritjes, shtetet anëtare të BE-së duhet gjithashtu të sigurojnë që të gjithë të miturve të pashoqëruar t’u caktohet një kujdestar jo më vonë se 15 ditë pasi ata kanë paraqitur një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *