Projektligji/ Opozita kërkon rritje të pensioneve: Të jetë jo më pak se 300 euro!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend projektligjin për rritjen e pensioneve.

Opozita në kërkesën e tyre, thekson se deri në vitin 2029 te mos ketë më pensione më të ulëta se 32 mijë lekë, ose 300 euro.

Në deklaratën zyrtare, Grupi Parlamentar thekson se qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare për të përballuar kostot, në mënyrë që pensionistët shqiptarë të trajtohen njësoj se vendet e Rajonit, Kosova (309 euro), Mali i Zi (425 euro), Maqedonia e Veriut (320 euro) dhe Serbia (390 euro).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *