Projektligji për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Çuçi: Do të hetohen të gjitha shkeljet!

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi foli për projektligjin për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP/SHÇBA).

Ai tha se nga inspektimet e bërë nga SHÇBA në Policinë e Shtetit, janë evidentuar probleme që kërkojnë përfshirjen e sektorit të certifikimit.

Po ashtu bëri me dije se SHÇBA me projektin e ri merr përgjegjësinë që të udhëheqë procesin që nga fillimi dhe ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vettingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve.

“Disa nga problematikat shqetësuese që lidhen me procesin e pajisjes me certifikatë është se nuk ndiqen afatet e pajisjes me certifikatë dhe krijohen periudha të pambuluara. Po ashtu subjektet e agjencisë nuk kanë krijuar një databasë për të kontrolluar punonjësit që nuk janë pajisur me certifikatë apo që u ka mbaruar afati”, tha ai, duke shtuar se këto problematika kanë ndikuar drejtpërdrejt në implikimin e punonjësve të policisë në situata korruptive.

I gjithë procesi që çon në marrjen e certifikatës do të udhëhiqet nga agjencia dhe do të shkëputet nga policia, ndërsa ekzaminimi poligrafik ka lindur si detyrim për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh Çuçi.

Ndërsa deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, përveçse kërkoi që të dispononin dokumentet përkatëse, po ashtu kërkoi që në seancën e radhës në Komision të jetë prezent jo vetëm Ministri i Brendshëm, por edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

“E mira do të ishte që padyshuar në besnikërinë e reflektimit , të kishim dokumentet. Po ashtu do të doja ministri të jetë edhe në seancën e radhës dhe gjithashtu përveç tij të jetë prezent edhe drejtorit i Përgjithshëm i Policisë sepse ky ligj ka dy aktorë kryesore atë ekzekutive dhe të drejtën i kontrolluari të shprehë brenda parlamentit të gjitha sensibilitetet lidhur me këtë projektligj”, tha Alibeaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *