Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, foli për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Kryetarëve , ku tha se projektligji për dosjet, do të iu pamundësojë bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit, të marrin poste publike. Balla si shembull, mori ish-presidentin Ilir Meta.
Balla se do të bëhen dy ndryshime në ligjet e dekriminalizimit dhe të atë të forcave politike.
“Anëtarët e dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të Shtetit , sipas këtij ligji nuk do të kenë mundësi më që të jenë pjesë e vendimmarrjes publike. Ligji që miratuam dje, garanton se personat që kanë bashkëpunuar me komunizmit, nuk do të kenë mundësi që të jenë në jetën publike.
Konkretisht janë dy nisma:
E para, ndryshimi në ligjin e dekraminilizimit
Dhe e dyta, ndryshimet në ligjin e partive politike.
Këto dy nisma, të propozuara nga deputetët e PD-së, do të futen në Komisionin e Kryetarëve të ligjeve dhe më pas për votim në Parlament, për të i’u pamundësuar këtyre personave që të mos marrin poste politike, pasi ka pasur nga ata që kanë arritur deri në postin e Presidentit të Republikës”, tha Balla.