Partia Demokratike dorëzoi në Komisionin e Reformës në Kuvend, projektligjin që ka të bëjë me ndryshimet e hartës territoriale për Bashkitë.
Deputetja e PD Dhurata Çupi tha për mediat se ky projektligj përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë.
“Punë e Komisionit është një punë voluminoze ku është shqyrtuar çdo e dhënë çdo propozim nga organizata. Sot në deputetë të opozitës depozituan projektligjin për miratim dhe mbron interesa e qytetarëve shqiptarë. Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre të merret parasysh. Nga 61 bashki sot kemi propozuar 94 në total, pra kemi një shtesë me 33 bashki. Ne kemi qenë në të gjitha qarqet e vendit dhe kemi dëgjuar interesat e qytetarëve dhe mendojmë se ky projektligj i mbështet ato”, tha Çupi.