Projektligji për produktet organike, Denaj: Rregullon certifikimin dhe kontrollin e prodhimit

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj deklaroi se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për produktet organike shqiptare.

Denaj tha se ky projektligj so të rregullojë parimet për certifikimin e operatorëve organik, përdorimin e etiketave dhe reklamimin, si edhe rregullat e kontrollit zyrtar në çdo fazë të prodhimit.

“Rregullohen parimet për certifikimin e operatorëve organik, përdoruesin e treguesve me etikë dhe reklamimin, rregullat e kontrollit zyrtar në çdo fazë të prodhimit, ruajtjes, shpërndarjes, import-eksport. Përveç autoritetit që do kenë në përgjegjësi kontrollin, ligji siguron miratimin e listës së produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe produktet plehëruese në bujqësinë organike dhe publikimin e listës. Ngritje sistemi elektronik që do menaxhohet nga ministria”, tha ministrja.

Gjithashtu Denaj tha se ky projektligj pritet të nisë zbatimin nga viti tjetër dhe synohet që brenda këtij viti të miratohet në parlament.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *