Projektligji për shërbimet spitalore, Rakacolli te “ligjet”: Akreditimi është procesi, do kohën e vet

Këtë të martë është duke u mbajtur Komisioni për Çështjet Ligjore.

Në fjalën e tij zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë të ditur risitë që pritet të sjellë projektligji “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas Rakacollit, spitali i Shkodrës në 2013 ka qenë i mjerueshëm, me një kuzhinë, lavanderi, sallë operacioni skandaloz por me këtë projekt sallat kanë kushte më bashkëkohore.

“Vetë akreditimi është proces që spitali i Shkodrës e ka filluar njësoj si spitalet e tjera. Pra është një koncept që MSH e ka vënë në vëmendje që në mandatin e parë të saj. Pra Spitali i Shkodrës në 2013 ka qenë i mjerueshëm, me një kuzhinë, lavanderi, sallë operacioni skandaloze, pavarësisht nivelit të lartë që ofrojnë mjekët kirurg. Unë do të thoja që tani janë bërë salla me kushte bashkëkohore, pra procesi i akreditimit po ecën dhe po zhvillohet. Madje Shkodra është nga rajonet që referon më pak pacientë në spitalin e Tiranës për faktin që i ka të gjitha shërbimet”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *