Prokurori i shfrenuar kërkon konfirmim në KPA/ Ja si u shoqërua nga policia Petrit Çano për thyerje të karantinës bashkë me një shoqe    

Kaloi me shumë mundim dhe diskutime një nga hallkat e Vetting-ut, por Prokurori i Krujës, Petrit Çano, duket se ka mjaftë avaze të hapura dhe është një figurë mjaftë e përfolur e sistemit të drejtësisë.

KPK konfirmoi dy vite më parë në detyrë drejtuesin e Prokurorisë Krujë, Petrit Çano, vendim që u dha nga trupa gjykuese e cila drejtohej nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitaj. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm në atë kohë edhe Theo Jacobs.

Seanca në KPK u deklarua se kaloi me “sukses” dhe në fund u verifikua pastërtia e figurës së prokurorit dhe aspekti profesional. Ndonse Çano u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës pasi Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk gjeti lidhje të tij me persona me precedent kriminal, përsëri e kaluara e tij flet më shumë se sa disa shkresa që i janë paraqitur komisionit.

Ndaj prokurorit Çano ishte zyrtarisht vetme një denoncim i një qytetari nga Kruja me mbiemrin Bami, që thoshte se, makina e tij e parkuar është goditur nga një tjetër automjet që shofere kishte vajzën e prokurorit.

Por siç u mbulua kundërvajtja penale e vajzës së Prokurorit, duket se miqtë e tij brenda KPK-së, mbuluan edhe denoncimet e tjera dhe qytetari, mjeti i të cilit u dëmtua, nuk gjeti drejtësi.

“Këto të dhëna nuk lidhen me vajzën time dhe në atë periudhë vajza nuk ka pasur makinë dhe nuk jetonte në të njëjtin pallat. Nuk jemi përgjegjës dhe nuk kam shkelur etikën. E kam takuar për sqarim dhe komunikimi im ka qenë korrekt”,- do të shprehej në atë kohë Çano, gjatë seancës dëgjimore në KPK.

Por mediat disa herë kanë botuar materiale për abuzimet me detyrën që ka bërë ndër vite Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano, ku nuk kanë munguar as probleme në çështje penale dhe në zhdukje provash.

Por një vit ma pas, kur Prokurori Çano u akuzua nga një bashkëqytetar për dëmtim makine, ai ka pasur edhe një tjetër problem, por me Policinë e Shtetit për shkak të thyerjes së karantinës së vendosur nga qeveria atë vit.

Sipas një shkrimi të botuar në një portal “channel22neës.com”, një vit më parë efektivët e policisë së Tiranës bënë shoqërimin nga ambientet e një klubi, në afërsi të Fakultetit të Drejtësisë, të Drejtuesit të Prokurorisë së Krujës, Petrit Çanos.

Sipas medias që i referohej informacioneve nga Policia e Shtetit, “Kryeprokurori Çano, ishte konstatuar nga patrulla policore në shoqërinë e një femre duke konsumuar pije alkoolike, në orarin e ndaluar nga qeveria. Në momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar forcat e policisë, duke u shprehur se Coronavirusi është për demokratët dhe Prokurorët e socialistët nuk i prek”.

Sipas informacioneve, më tej prokurori Çano kur ka parë se policët ishin të vendosur për ta shoqëruar, ka shpërthyer në ofendime ndaj oficerëve të policisë.

Por ai nuk i ka shpëtuar shoqërimit dhe ndaj tij është marrë masa prej 100.000 lekësh të rinj si gjobë dhe është shoqëruar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Megjithatë, duket se këto fakte dhe prova nuk janë marrë për bazë nga KPK-ja

dhe duket se nuk do të shqyrtohen as nga KPA-ja, të cilët Prokurori i Krujës po i fut “miq” për të kaluar edhe këtë shkallë dhe për të pasur duart e lira në sistemin e “ri” të drejtësisë.

Arrestohet Drejtuesi i Prokurorise Kruje, Petrit Cano. Thyen rregullat e vendosura nga RAMA per karatinimin!


/Burimi: channel22news.com/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *