Në vitin 2016 prokurori Klodjan Braho, i cili mbart 2 emra Klodjan dhe Aklodian njësoj si miku atij Ervis Gavelli, ka plotësuar formularin e pastertisë së figurës, formular i cili ka si qëllim, filtirimin e magjistratëve dhe personave të zgjedhur në poste publike. Ndër të tjera në këtë formular prokurori është pyetur nëse është ndaluar ndonjëherë nga policia dhe njësoj si në rastet e tjera e ka mohuar të jetëndaluar.
Ndërkohë rezulton se gjatë weekendit të tij me trafikantin Ervis Gavelli në Greqi, ata janë ndaluar dhe shoqëruar nga policia greke, pas informacioneve që kishte opolicia greke për konsum narkotikesh të llojit kokainë, dhe frekuentim të një qendre prostitucioni, konkretisht Klodjan Braho, Ervis Gavelli, Sokol Myftari, Erind Rahovica dhe Romir Cufe, të shoqëruar nga Bledar Bego dhe Desantil Shaninaj (këta dy të fundit shtetas shqiptarë me rezidencë në Kypseli në Greqi) janë ndaluar dhe shoqëruar nga policia greke në rrugën Ermou nē Glyfada në orën 23:05 të datës 25.02.2012.
Komisariati i policisë së Glyfades me adresë Dousmani 22, Glifada 166 75, Greqi patjetër që disponon raportet e ndalimit të këtyre shtetasve, ndërkohë nga ana e prokurorit ky fakt perveçse tregon pastertinë e kompromentuar të figurës së prokurorit, përbën edhe mashtrim në formularin e pastërtisë së figurës të cilin prokurori e ka deklaruar në vitin 2016.