Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e dy Call Centerave që mashtronin qytetarët italianë nëpërmjet bursave.
Në një deklaratë për mediat, prokurori italian tha se mashtrimi i bërë përmes bitcoin e bën të vështirë rikuperimin e parave që janë vjedhur.
Sakaq shtoi se Italia dhe Shqipëria kanë punuar ngushtë për të zbuluar skemën kriminale.
“Një numër mjaft i madh parash të humbura. Interesi i të gjithëve është që këto para të investohen nga persona të ndershëm. Paraja është një pasuri për të gjithë dhe nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve. Nuk kemi arritur të rikuperojmë para për momentin. Nëpërmjet mekanizmit të bitcoin është shumë e vështirë të rikuperojmë para. Paraja nuk duhet të investohet kështu por duhet të investohet në mënyrë të ligjshme. Kur ka fitime të shpejta kuptohet që diçka nuk funksionin. Ardhja jonë këtu tregon rëndësinë që i japim kësaj. Mund të them që është rezultat shumë i mirë dhe duhet akoma ta analizojmë. Në sajë të instrumenteve ligjore që Italia ka me Shqipërinë dhe sidomos krijimi i skuadrës së përbashkët hetimore solli këtë rezultat”, tha ai.
Mashtronin italianët përmes kriptovalutave, sekuestrohen 2 ‘Call Center-a’ në Tiranë