Gazetaret e kronikës Klodiana Lala dhe Glidona Daci kanë reaguar në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Lala për ‘News24’ tha se Martinaj ka pasur njohje me pjestarë të grupit Avdylaj, ku theksoi se kjo ka qenë pse policia ka kontrolluar banesat në Shijak.
Nga ana tjetër, Daci tha se ngjarja është e vështirë për t’u zbardhur dhe se Gjykata e Kurbinit duhet të mbronte prokurorinë.
Biseda e plotë:
Gazetarja Lala: Një burim ka informuar prokurorinë se Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë. Gjykata nuk e ka pranuar këtë kërkesë të prokurorisë dhe e ka rrëzuar. Në një dhomë këshillimi sekret është miratuar dhe ka pasur kontroll tek banesat në Shijak. Nuk mund të them me saktësi nëse do ti shërbejnë zbardhje së ngjarjes. Për një çështje kaq të rëndësishme prokuroria dhe gjykata bëjnë ping-pong. Martinaj ka pasur njohje me pjesëtarë të grupit Avdylaj. Dhe pikërisht janë bërë kontrolle për këtë arsye.
Pyetje: Vazhdojnë të jenë të dyshuar?
Lala: Nuk mund të them se janë të dyshuar, flitet për rrëmbim dhe zhdukje. Gjurmët e tij të fundit rezultojnë të jenë në Durrës. Në rrethin e të dyshuarve ka edhe shumë persona të tjerë.
Gjykata e Kurbinit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë?
Lala: Institucionet duhet të bashkërendojnë hapat e çështjes.
Pyetje: A janë pyetur Avdylajt? Do të ketë kontrolle të tjera?
Lala: Nuk mund të konfirmoj nëse Avdylajt janë pyetur. Fakti është ushtrohet kontroll, përkthehet me marrjen në pyetje të personave. I vetmi i pyetur deri tani është Endrit Dokle.
Daci: Policia deri në këto momente nuk ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me çështjen. Është thënë do flasim kur të kemi prova. Doli kryeministri përcaktoi një afat 100 ditë, ndërkohë që ngjarjet nuk u zbardhen me afat. Nuk dihet ende konkretisht se çfarë ka gjetur policia, Gjykata Kurbinit thotë se nuk ka pasur prova bindëse prokuroria, por kur kemi dy pista që shkojnë paralelisht me njëra tjetrën, duhet që gjykata e Kurbinit të mbështeste prokurorinë në këtë rast.
Pyetje: Po konkludohet drejt pistës së vrasje apo zhdukjes?
Daci: Është një pistë e që peshohet herë pas herë. Nuk ka një provë konkrete bindëse.