Prokuroria e Lezhës kërkon burg të përjetshëm për Kristjan Cenaj, i cili akuzohet për vrasjen e një 16-vjeçari.
Kristjan Cenaj në vitin 2015 ka vrarë 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për ti grabitur orën “Rolex”.
Ai e vrau dhe e groposi atë në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin dhe eshtrat e 16-vjeçarit u gjetën 7 vite pas zhdukjes së tij.
Cenaj u arrestua nga policia në aeroportin e Rinasit në tetor të vitit 2022 dhe ndodhet në paraburgim.