Prokuroria Fier i sekuestron pasurinë një personi me iniciale A.M., të dyshuara se burojnë nga veprimtari kriminale.
A.M., i sekuestrohet pasuria me vlerë rreth 1.8 milion euro pasi ai dyshohet se është i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe veprimeve të kryera për të mbuluar origjinën reale të pasurive në zotërim të drejtpërdrejte apo të tërthortë.
Atij i sekuestrohen 2 ara, 13 makina mes tyre Ferrari dhe Lamborghini , 3 dyqane, 3 troje, 1 apartament, 1 parkim, llogari bankare me vlerë rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme.
Gjithashtu gjatë kontrollit u sekuestruan dhe një orë të markës Rolex dhe një automjet i tipit “Ferrari” me vlerë rreth 130 000 euro.