Prokuroria: Jemin Sheraj është porositës i vrasjes së Behar Sofisë

Jemin Sheraj është personi i pestë që dyshohet dhe hetohet për atentatin mafioz ndaj biznesmenit Behar Sofia! Prokuroria pretendon se ka analizuar pamjet e kameras së një lokali përballë piramidës! Nga aty shihet që Skënder Vathi, i dyshuari si organizatori i vrasjes takohet pak para ekzekutimit me një person.

Madje i ulet në tavolinë. Nga pamjet është fiksuar fakti që ky person i jep një letër Vathit i cili më pas largohet nga lokali. Policia ka ekspertuar pamjet dhe ka verifikuar se personi që pret në lokal Vathin është pikërisht Sheraj! Gjatë gjurmimit për arrestimin e tij, policia nuk ka mundur të shquajë asnjë gjurmë, ndërsa Vathi ka kyçur gojën para hetuesve duke qëndruar gjithnjë në pozita mohuese.

Ai ka refuzuar të jetë bashkëpunëtorë i drejtësisë, ndërkohë që prokuroria ka mundur të zbërthejë të riun që ka pranuar ekzekutimin e Sofisë! Policia ka kryer një sërë operacionesh për të bërë të mundur arrestimin e Sherajt, por nuk e ka gjetur në banesën e tij. Ose kështu është pretenduar në dy aksione policore në Arrameras të Fushë-Krujës!

Burimet policore bëjnë më dije se ky person është i dyshuar si udhëzuesi i vrasjes, duke parë mekanizmin e ndjekur nga katër të akuzuarit. I riu që ka pranuar vrasjen bëhet me dije që ka rrëfyer me detaje gjithçka ka ditur në lidhje me angazhimin e tre personave të bashkëakuzuar. Madje ka të dhëna që thonë se bëhet fjalë për porositës që kanë patur aktivitetin edhe jashtë vendi!

Prokuroria është kapur fort pas dëshmisë së të penduarit Ernejt Shyti, i cili pritet të tregojë edhe informacione të tjera mbi pajtuesit dhe paguesit e kësaj vrasjeje! Burimet hetimore bëjnë me dije se po hetohen edhe disa pista të tjera, kryesisht që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të pjesmarrjes së Sofisë në mbështetje të një subjekti politik për zgjedhjet qëndrore që do të zhvillohen me 25 prill!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *