Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për dy shtetasit Seit dhe Kreshnik, të cilët morën peng një burrë e një grua, dhe i mbyllën në një magazinë për orë të tëra.
Në përfundim të hetimeve, burime bëjnë me dije se Prokuroria kërkoi dënimin me 15 vite burg të Seitit dhe me 10 vite për Kreshnikun.
Ata u arrestuan rreth një vit më parë për akuzat “vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “ngacmim seksual i mbetur në tentativë”, “kryerje e marrëdhënieve seksuale pa dëshirë” dhe “heqja e lirisë”.
Kujtojmë se rreth një vit më parë, të dy shtetasit, në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë i kanë hequr lirinë me forcë një biznesmeni dhe një gruaje që dyshohet se ka qenë punëtore e tij, të cilët janë mbajtur peng për disa orë nga Kreshnik Manhasa, derisa ka ndërhyrë policia.
Ndërkohë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i gjykatës për dy shtetasit, lidhur me veprat penale që ata kanë kryer.