Nuk ka humbur kohë. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i dërgoi dy ditë më parë një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.
Marinaj, sipas PD-së akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.