Prokuroria nuk bind Apelin, lihen të lirë 18 punonjësit e burgut të Fierit

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin prej 18 punonjësish të burgut të Fierit, të cilët u arrestuan nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve për shpërdorim detyre. Vendimi ishte ankimuar nga prokuroria.

Gardianët dhe punonjësit e burgut të Fierit të arrestuar nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve akuzohet se kanë falsifikuar dosjet e të dënuarve, duke i ndihmuar ata të përfitojnë padrejtësisht ulje dënimi, apo edhe lirim me kusht. Një tjetër abuzim është gjetur në farmacinë e burgut, ku janë evidentuar ilaçe të skaduara ndërkohë që disa prej tyre dyshohet se janë përdorur. Po kështu dyqani brenda burgut është lejuar të punojë pa matës dritash.

Gjykata e Tiranës i liroi në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndaj tyre ishte caktuar masë “arrest shtëpie” në mungesë për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *