Prokuroria po heton Donald Trump për mashtrim të autoriteteve tatimore me kompaninë e tij

Trump nuk pranoi të përgjigjej në seancën e marrjes në pyetje nga prokurorja të mërkurën.

“Refuzova t’u përgjigjem pyetjeve, në bazë të të drejtave dhe privilegjeve që gëzon çdo qytetar sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara,” tha Trump në një deklaratë, duke iu referuar Amendamentit të Pestë të Kushtetutës, sipas së cilit qytetarët kanë të drejtën të mos dëshmojnë për të shmangur vetë-fajësimin.

Vendimi i zotit Trump vjen vetëm dy ditë pasi agjentët e FBI-së kontrolluan rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridas, si pjesë e një hetimi tjetër federal lidhur me të dhëna të klasifikuara sekret që ai mund t’i ketë marrë me vete kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *