Prokuroria Speciale: Masa ndaj Pantiqit u ndryshua për shkak të shëndetit të tij

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndryshuar masën ndaj ish-policit, Dejan Pantiq, për shkak të problemeve shëndetësore që ai ka pasur.

Sipas njoftimit për media nga Specialja, edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.

“Pas vizitave të ekipeve mjekësore të EULEX-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se “Prokuroria Speciale e Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasi që i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzojë të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *