Prokuroria e Tiranës ka pezulluar nga detyra 7 zyrtarë të Kadastrës, pasi akuzohen se tjetërsuan godinën në qendër të Tiranës dhe e legalizuan si hotel.
Burime për median bëjnë me dije se dy vëllezërit Elvis dhe Endri Turtulli me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës kanë arritur që të marrin në pronësi të tyre një objekt 4 katësh (që sot është hotel) dhe që më parë ishte në pronësi të nënës së tyre. Mësohet se prokuroria ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, si dhe pezulloi nga detyra Erjona Pemaj, Klajdi Dervishi Genc Tufi, Elsa Sherja, Briseida Baraj, Anisa Caka.
Ndërkohë rasti është denoncuar nga shtetësia me iniciale V.K., pasi kësaj të fundit i është marrë prona Hotel në rrugën “Reshit Çollaku” nr.1001 Tiranë.
Detaj tjetër që del nga kjo ngjarje, është se 2 vëllezërit, pronën e babait ia kanë marrë nënës dhe më pas e kanë kaluar në emër të tyre. Nëna e dy vëllezërve pohon se prona është zhdukur nga djemtë e saj në hipotekën e Tiranës
“Në lidhje me dokumentet e pronësisë mbi objektin, kallëzuesja deklaron se është zhdukur nga djemtë e saj në hipotekën e Tiranës. Në fund të vitit 1998 ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj, shtetasi Beqir Qzim Turtulli”, ka thënë ajo.
https://www.priza.al/2022/06/29/tjetersuan-godinen-ne-qender-te-tiranes-dhe-e-legalizuan-si-hotel-pezullohen-7-zyrtare-te-kadastres/