Biznesmeni Kujtim Ferracaku mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar gjatë konfliktit me armë në Velipojë. 59-vjeçari ishte pronar i hotelit ‘Fantazia’ në Velipojë, teksa ka mbetur i plagosur dhe vëllai i tij Hasani.
Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçairt i cili u gjet i vrarë më 1 shtator 2018 në zonën e Livadhes në periferi të Shkodrës. Familja e tij kishte dhe biznese të tjera në Shkodër dhe Velipojë.
Hasan Ferracaku së bashku me Elmilind Dylin, 17 vjeç, gjithashtu i plagosur dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur. Shkak për vrasjen u bë konflikti për vendosjen e shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.