Pronar i lokalit ku ndodhi atentati/ Murati u largua nga vendi pak ditë më parë

Fatjon Murati pronari i lokalit ku ndodhi atentati me armë zjarri ku një grua mbeti e vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën ishte në masën “arrest shtëpie”.

Murati u la në burg në tetor të vitit të kaluar por që vendimi u zbut më pas nga Gjykata e Apelit.

Dyshohet se Murati është larguar pak ditë më parë nga Shqipëria, sakaq i plagosur mbrëmjen e sotme ka mbetur dhe xhaxhai i tij Sahit Murati.

Një javë pas arrestimit të Muratit në tetor Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 7 pasuri të tij, mes të cilave një ndërtesë 7+1, bar kafe, dyqane, lavazhe dhe sipërfaqe ndërtimi, ku shumica e tyra ka qenë të regjistruara në emër të Fatjon Muratit.

Ky i fundit deri në momentin e arrestimit ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për armë, trafikim narkotikësh.

Gjithashtu në 2016 Gjykata e Venecias kërkoi arrestimin e tij për pjesëmarrje në krime. Një vit më vonë autoritetet në Padova e akuzojnë për trafik kokaine.

Ndërsa në Shqipëri Murati u arrestua për laboratorin e armëve dhe për shoqërim me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *