Pronarët e mjeteve lundruese kanë protestuar këtë të martë para Drejtorisë së Policisë, pas kërkojnë që mos t’i bllokohen mjetet e tyre.
Sipas tyre ky vendim është i padrejtë pasi pohojnë se mjetet e tyre janë me dokumentacione të rregullta dhe se bllokimi i këtyre të fundit ka penguar aktivitetin e tyre ekonomik.
Kujtojmë se bllokimi i këtyre mjeteve ujore vjen pas tragjedisë në Himarë, ku një e mitura Joanda Avdia u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.