Eurodeputetët kanë nisur një peticion ku kërkojnë tatimin për individët super të pasur. Nënshkruesit pretendojnë së në vitin 2018, gjiganti i Teslas, Elon Musk (aso kohe njeriu i dytë më i pasur në botë) nuk pagoi asnjë cent taksë federale.
Një grup i madh deputetësh të Parlamentit Evropian (PE) bëri thirrje për një taksë për individët e pasur, e ngjashme me atë për kompanitë shumëkombëshe, për të financuar kalimin në një botë pa karbon.
Një marrëveshje e mëparshme historike për një taksë globale minimale prej 15% për bizneset shumëkombëshe do të fillojë të hyjë në fuqi këtë vit.
“Ajo që kemi arritur për shumëkombëshe, duhet ta bëjmë tani për të pasurit – shkruan eurodeputeti francez Aurore Lalucq dhe ekonomisti Gabriel Zucman në një opinion të botuar në të përditshmen franceze ‘Le Monde’ – teksa nisën fushatën me më shumë se 130 eurodeputetë.
Propozimi ynë është i thjeshtë: futja e një takse progresive mbi pasurinë e ultra të pasurve në shkallë ndërkombëtare, në mënyrë që të reduktohen pabarazitë, duke ndihmuar njëkohësisht në financimin e investimeve të nevojshme për tranzicionin e gjelbër dhe social” – thanë ata.