Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku ka deklaruar në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, ka bërë një propozim interesant për bashkimin e Vorës dhe Kamzës në Bashkinë e Tiranës.
Mazniku deklaroi se kjo do të ofronte shërbime më cilësore për qytetarët e Tiranës dhe do bënte që ata të mos ndihen sikur janë pjesë e një qyteti të nivelit të dytë.
“Bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do jepte cilësi më të mirë për qytetarët. Dhe që këta të fundit të mos kishin një ndjesi si pjesë e një qyteti të nivelit të dytë”, u shpreh Mazniku.