Të akuzuarit për krime kundër fëmijëve apo dhe dhunë në familje nuk do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që përfshin ulje me një të tretën e dënimit.
Këto krime dënohen deri në burgim të përjetshëm, por qeveria ka propozuar ndryshimin e ligjit në Kodin Penal, që pritet të miratohet nga Parlamenti. Konkretisht ndryshon pika 2 e nenit 403.
“Nuk lejohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për veprat penale për të cilat parashikohet dënim me burgim të përjetshëm dhe per krimet e kryera ndaj viktimave të mitur si dhe për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”.
Ky ndryshim ligjor ka si qëllim parandalimin apo minimizimin e krimeve ndaj fëmijëve dhe dhunën në familje.
Sipas raporteve të Policisë së Shtetit, në tre muajt e parë të këtij viti ka pasur mbi 1 raste dhune në familje. 510 gra kanë përfituar urdhër-mbrojtje dhe qyteti me denoncimet më të mëdha është Tirana.