Kourtney Kardashian është fejuar me Travis Barker. Lajmin e dha vetë ylli i ‘Keeping up with the Kardashians’ me një postim ku shkruan: “Përgjithmonë”.
45-vjeçari i bëri propozimin e bukur nën perëndimin e diellit në Montecito, Kaliforni në një ambient të dekoruar me trëndafila të kuq dhe qirinj të bardhë. Jeta për çiftin e famshëm, tashmë do marrë një tjetër kthesë me zyrtarizimin e lidhjes që ka bërë gjithë botën të flasë.
Një burim tha për mediat e huaja se propozimi u bë pikërisht kur po perëndonte dielli dhe se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ishin të dy të pranishëm.
“Kourtney dukej shumë e befasuar kur pa Khloe dhe Tristan atje. Travis e shoqëroi Kourtney deri në plazh, ku kishte vendosur lule të kuqe dhe të bardha të vendosura në formë zemre. Kourtney shihej e buzëqeshur dhe e habitur.“, tha burimi.
Kujtojmë se edhe më herët një burim tjetër ka thënë se ata janë afeksionuar aq shumë pas njëri-tjetrit sa po mendojnë edhe të martohen dhe mesa duket paska pasur të drejtë.
“Kourtney dhe Travis kanë folur për martesën. Ishte një lidhje shumë e fortë dhe e papritur që nga momenti që ata u përfshinë romantikisht. Ata mendojnë të ecin përpara për një kohë të gjatë. Të gjithë në familje e adhurojnë Travis. Kourtney është shumë e lidhur me fëmijët e Travis dhe e anasjellta. Ata janë bërë një familje bashkë dhe kjo është shumë speciale”, kanë thënë persona të afërt të tyre.