Pak kohë më parë, u bë e ditur se Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli do të punojnë me një projekt të përbashkët. Bëhej fjalë për një film, në të cilin do merrnin pjesë të dy.
Ditën e sotme, burime për “Kryefjala” kanë treguar edhe rolet përkatëse që do kenë dy ish-banorët e “Big Brother VIP”. Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua.
Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja Luiz-Olta.
Kimia e tyre u pa në Big Brother, kështu që filmi pritet të jetë mjat interesant dhe të tërheqë shumë shikues.