Disa rrugë në kryeqytet do të jenë të bllokuara për shkak të protestës së thirrur nga opozita përpara parlamentit.
Priten kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” ku do mbahet edhe protesta dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës se Elbasanit.
Protesta pritet të nisë në orën 10:00 përpara parlamentit në të njëjtën orë kur është njoftuar edhe mbajtja e seancës plenare.
Opozita është zotuar se Kuvendi nuk do të zhvillojë seancë për asnjë çështje tjetër nëse Rama nuk jep llogari për skandalin McGonigal.