Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas protestës në selinë blu. Kryedemokrati e nisi fjalën e tij me një falënderim për mediat, ndërsa i konsideroi tragjike zhvillimet e sotme në PD. Sipas Bashës, demokratët e braktisën sic e kanë braktisur gjatë këtyre muajve.
“Me zhvillime tragjike për demokratët. Prania juaj u vonua për më shumë se 4 orë me shkakun e kryerjes së veprimeve hetimore. Dita e sotme ishte paralajmëruar si një ditë sulmi, si dita e pushtimit me forcë e selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal, për hallin e tij personal. Sikundër e kemi thënë prej kohësh, ajo që nisi si lëvizje demokratizuese e tregoi sot fytyrën e saj. Shumica e absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën Berishës, e braksitën sic a kanë braktisur gjatë këtyre muajve.
Të vërtetën që beteja e Berishës nuk bëhet për askënd tjetër por vetëm për atë vetë, e di çdokush. Lajmi i parë i mirë është braktisja totale e cila u pa sot në shprehjen e fytyrës së tij. për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua. Ne ishim këtu për organizimin e PD, por u përballëm jo thjesht për një çorganizim për ta nënshtruar PD, për interesa personale të Berishës. falënderoj edhe ata që për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore dhe me shpresën se do të ishte diçka që do ndizte kundërshtarët , rivalët, i falënderoj për braktisjen që i bënë planit vëllavrasës me njëri-tjetrin. Të gjithë rivalët e kuptuan më në fund planin e vërtetë dhe fytyrën e vërtetë të Berishës. Padiskutim ajo që ndodhi është me qartë se nga ata 50—600 njerëz të thirru nga Berisha, protagonistë ishin një grup i ngushtë njerëzit të armatosur për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e tyre brenda dhe jashtë. Ky është përfundimisht dimensioni i ndarjes me Berishën, i cili nuk pranon garën e vërtetë’, tha Basha.
/Priza.al/