Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, pak minuta para nisjes së protestës. I pritur nga shumë mbështetës dhe militantë të PD-së, ai ka hyrë në ambientet e selisë blu.bSali Berisha është pritur me brohoritje dhe ovacion nga mbështetësit.
Më pas Berisha pritet që t’i bashkohet protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit.Ndërkohë në selinë e PD kanë nisur të grumbullohen edhe simpatizantët e opozitës, që po presin të dalin në shesh së bashku me kryetarin e PD, Sali Berisha për t’iu drejtuar godinës së Kryeministrisë.