Pak orë protestës së paralajmëruar nga PD, është mbledhur Bordi i Transparencës ku ka ulur çmimin e naftës. Një litër naftë do të kushtojë 245 lekë litri, ose ndryshe 8 lekë më pak nga dita e djeshme. Ndërkohë që me 2 lekë ka rënë edhe çmimi i benzinës, ku një litër benzinë në pikat e karburanteve kushton 227 lekë. Ndërsa çmimi gazit, nuk ndryshon.
Kujtojmë që në bursa, vlera e naftës ka rënë ndjeshëm, ku ka kapur vklerën e para fillimit të luftës në Ukrainë.
Njoftimi i Bordit të Tranparencës:
Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.
?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
?Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë