Një grup qytetarësh, pjesë e opozitës së Sali Berishës dhe Ilir Metës u mblodhën për të protestuar sërish ditën e sotme përpara bashkisë Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt. Këshilltari demokrat në bashki, Dorian Teliti tha se Veliaj nuk do të shpëtojë.
“Diktatura e Kryeministrisë dhe bashkisë do të ulen shumë shpejt në gjunjët e shqiptarëve. Ky kryebashkiaku i betonit, që po merr cdo hapësirë të përbashkët dhe po e kthen në kulla duke na marrë frymën shumë shpejt do të dalë përpara drejtësisë.
Kush mendon se do i shpëtojë drejtësisë së vërtetë bën gabim. Pasnesër do të jemi përpara Kuvendit për të kërkuar dorëheqjen e Veliajt dhe Edi Ramës që është kryearkitekti i kësaj mafie” tha ai.